Durrës, 10 korrik 2014 – Kompania Adria Ferries e konsideron Durrësin si një port të rëndësishëm në Adriatik për transportin e pasagjerëve, automjeteve dhe mallrave. Kjo kompani, këtë sezon do të shtojë në linjën Durrës- Bari tragetin M/N Aurelia. Kjo është anija më e madhe e pasagjerëve, që ka shërbyer ndonjëherë nga Durrësi drejt porteve italiane. Trageti ka një kapacitet maksimal deri në 2280 pasagjerë. Linja gjithashtu vazhdon me itinerarët e saj Durrës –Bari dhe Durrës –Ankona. Një herë në dy javë kjo kompani ka edhe një traget në linjën Durrës-Trieste.
Në kushtet e shtimit të konkurencë, për të thithur sa më shumë pasagjerë, kompania Adria Ferries ka rënë në marrëveshje me kompaninë italiane Trenitalia, për të shitur bileta të kombinuara tren me traget me ulje 20-30% në krahasim me biletat e zakonshme. Këto bileta me ulje mund të blihen vetëm në sportelet e Trenitalias si edhe të Adria Ferries, apo agjensive të autorizuara nga Adria Ferries.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





