Nga BUJAR QESJA

Fusha me të cilat operon kjo publiçistika ime, më duket si palestër gjigande ku vrulli i lapsit nuk ndalet. Galeria e personazheve pasurohet, e së bashku me të temperohet bindja se mendimi nuk duhet të ndalet. Kemi shumë shembuj, në mosha dhe kategori të ndryshme. Si atlet që vrapon mbi pistë dhe lapsi është në konkurencëe me protogonistët. Kur hulumton, gërmon dhe vendosë mbi tryezë temat e përqendrimit, e formulon mendimin brenda fuqisë së shembujve. Kështu më ndodh edhe me personazhin më të ri, me emrin Adrian Dedja. Është i lindur në Durrës me 13 prill 1983. 39 vite janë koha e jetës së deritanishme.

Ka përshpejtuar shumë deri më tash dhe aq më shumë po përshpejton për më tej. Edhe se është në këto vite jete, pak a shumë në gjysmën e moshës aktive si mund të shprehesh, bilanci i vendosjes së gjërave në shportën e sukseseve është në mrekulli. Ndonëse baba Edmondin, këtë punonjës shembull të Fllotës Tregëtare Detare, e humbi 20 vjeç, por shigjetat e busullës së jetës nuk e ndalën saktësinë e orjentimit. Mbeti më nënë Zyranë dhe vëllain e vetëm Suelin.

Mbaroi Universitetin e Sporteve dhe nuk priti t’i thonin se çfarë duhej të bënte. Kam shansin këtë herë të merrem me portretin aq tërheqës, të një djaloshi që e ndërton historinë e jetës së tij përmes sfidash që i krijon vetë. I vendos kësaj pengesa dhe provon t’i kapërcejë. Sapo kalon njërën, krijon atë siguri që e ngacmon për të vendosur pengesën e rradhës. Dhe përsëri fitues është ai.

Kështu pengesë pas pengesash dhe 39 vjeçari Adrian Dedja është në atë lartësi, që në fakt meriton të trajtohet si befasi. Ka bërë shumë, por për të jo dhe aq. Nuhat mundësitë. Teston forcën dhe energjitë. Bindet se kurajo mund të vazhdojë. Pengesat e deritanishme i ka kaluar me sukses, por nuk ndalet. Guxon, tenton, përpiqet, rrëzohet, ringrihet, plagoset, “mjekohet” dhe nis sërish vrapimin.

E kam njohur këtu e 20 vite të shkuara. Miqësia me Agim Bulkun, krijuesin e të parës shoqatë sportive me emrin “Tropikal”, me profil futbollin më ndihmoi për këtë. E thithi menjëherë Adrianin në staf. Përvojë e re, por me asistencë mjeshtërore. Punoi me fëmijët, duke dhënë atë çka mundej. Brenda tij koncepti i vizionarit. Kërkonte të merrte përgjegjësi. Kjo do ta vendoste në prova të reja dhe ai do të përpiqej t’i kalonte.

Nga “Tropikali” i Agim Bulkut, tek ekipi që e ndërtoi vetë “Ajsberg”. Puna me moshat e vogla e tërhiqte. Vështirësi sa të duash, por edhe qendresë më shumë. Rritej në moshë, por zhvillohej edhe në profesion. Përvoja pasurohej dhe qartësia për të marrë përsipër gjëra të mundëshme por të vlefshme shtohej.
Punon në shkollën 9 vjeçare “Nëna Tereza”. Me shpenzimet e tij, duke çfrytëzuar edhe shkallën e njohjes, ndërtoi bazë materiale të fuqishme. Ngriti ekipet e futbollit për djem dhe vajza. Në konkurim: vende të para. Duhej më shumë kualifikim. Shkenca sportive edhe ajo është në evoluim. Bindet për t’ia dalë. I nënshtrohet kursit të UEFA-s për trajner futbolli, liçenca B. Mësues i edukimit fizik, trajner futbolli me moshat, trajner me ekipet e futbollit edhe të shkollës ku jep mësim. Përsiri i dukej e pamjaftueshme.

Me kursimet, por duke çfrytëzuar edhe mundësi legale financaire ngren nga të parat palestra të Fitnesit në Durrës, duke i vendosur emrin “Ani Gym”. 15 vite me këtë veprimtari dhe rezultatet janë mahnitëse. Popullariteti tashmë është i siguruar. Sportistë të njohur, personalitete në fusha të ndryshme që u janë rekomanduar ushtrimet fizike, masë e madhe njerëzish nga të gjitha moshat, janë frekuentuesit më shembullore të “Ani Gym”.

Kjo e detyroi Adrian Dedjen të kërkoi ndihmën e mjekësisë, e shkencës sportive ku flitet për trajnimet fizike dhe mënyra e konsumimit të kalorive të tepërta. Kjo “Ani Gym”, nuk u bë thjesht një palestër por u kthye edhe në dhënie konsultash se si mund të dobësohesh në logjike zhvillimore, duke u trajtuar me ushqimet e nevojshme.
“Mëndje e shëndoshë në trup të shëndoshë”. Kjo mënçuri e dalë nga thesari i popullit, për Ardian Dedjen u kthye në ligj, në normë për t’u zbatuar. Dhe përsëri nuk tha mjaft. Dhe përsëri i ngarkoi shpatullat, me peshat e rëndë të përgjegjësisë, për të shërbyer, por edhe krijuar imazhin e njeriut që ruan koherencë dhe mbetet vigjilent, për të ngacmuar të tjera lartësi. Krijon Shoqatën e “Mësuesve të Edukimit Fizik” në Durrës, për të përhapur sportet dhe kthyer ato në ndihmë të fuqisë fizike. Por koha i dha të drejtë bindjeve të tij. Nuk ndalet as këtu.

Aktivitetet që i ka të zorshme t’i trajtoj si biznese, po jepnin bilance pozitive. Kjo nxiste kurajon për të guxuar. Në unazën e madhe që të çon nga sektori i “Plepave” në Plazhin e Durrësit, në afërsi të fshatit Arapaj blen tokë, me të vetmin qëllim për të bërë investim sportiv. Ngren kalçetë gjigandë dhe minikalçeta të tjera, duke krijuar kompleksin e bukur dhe të njohur “Ani Gym”. Rinia nis t’a çfrytëzojë menjëhere. Kërkesat rriteshin. Dhe paralel me to zgjeroheshin edhe mjesiet sportive.

Filluan të organizoheshin kampionate të kalçetos, në të gjitha kategoritë e moshave. Por Ardian Dedja, prerje e veçantë e njeriut punëdashës, me natyrë të papërkulur, një “aventurier” i lindur për të bërë gjëra të thjeshtë, të bukura nuk tërhiqet.

Kujtoi që në një kohë, kishte punuar me shoqatën e futbollit “Tropikal” të Agim Bulkut. Përse të mos krtijonte edhe ai shoqatë futbolli? Kërkesatg janë të shumta. Fëmijët duan tgë lëvizin, të luajnë dhe të ndeshen me ekipe. Futbolli është preferencë. Adrian Dedja është specialist i mirfilltë, por edhe mjeshtër në edukimin fizik. Krijoi Akademinë e Futbollit “Olimpik”.

Kjo strukturë u ngrit nga moshat 8 deri në 16 vjeç. Konkuron, Fiton dhe pronëson trofe. Dhe në këtë Akademi suksesi është i siguruar. Mjetet ku në ballë të tyre shkruhet “Olimpik”, i transportojnë fëmijët drejt terreneve sportive “Ani Gym”. Janë bërë shumë. Mjaft punë, suksese në rritje, numuri i të rregjistruarve në Akademi shtohet.
Parë kështu, Adrian Dedja i drejtohet përsëri logjikës së kualifikimit. Asnjëherë njohuritë e reja nuk sosen. Ndjek kursin e UEFA-s pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe meriton liçencën A, e vlefshme për të drejtuar ekipe të superligës shqiptare të fujbollit, madje dhe më shumë se kaq. Sukseset shtoheshin në numur, por Ardiani vështronte më shumë se çfarë mund të bëntej tjetër. Mëndje në veprim. Rrugët e ngarkesave shtoheshin nga nisma në nismë.

Në mjediset sportive të ngritura, aplikon matjet atroprometrike të trupit duke përcaktuar nivelin dhe mënyrën specifike të ushtrimeve, sipas anës fizike të ushtruesve. Është investuar edhe pajisja për matjen e densitetit kockor, nivelin e dhjamit në trup, përqindjen e yndyrës, masën muskulore etj. Në bazë të testeve shkencore të përcaktuara për çdo njeri, ndërtohet nga Dedja programi i ngarkesës së personalizuar.

I angazhguar në shkollë si mësues i edukimit fizik, me përgjegjësitë e të gjitha veprimtarive të “Nënë Tereza”. Kalon në palestrën moderne “Ani Gym”. Drejton, instrukton, bën punë të diferencuar me klientë të veçantë dhe sportistë që janë të dëmtuar, paralizuar dhe trauma të ndryshme. Shkon për çdo pasdite tek kompleksi sportiv “Ani Gym”. Trajnon futbollistët e moshave, natyrisht duke marë me pagesë edhe specialistë të tjerë. Organizon manifestime masive në qendër të Durrësit dhe në shtetitoren buzë detit. Krose dhe vrapime në natyrë. Merret edhe vetë me futboll, por veçanërisht me ushtrimet në natyrë.

Do të mbetet përvojë e paharruar ajo që bëri në kohën e covid 19-të, ky fantastik i sporteve. Në rrjetet sociale, ai çfaqej me cilësinë e instruktorit publik, duke sygjeruar ushtrime specifike që përmirësonin jo vetëm fizikun në tërësi, por edhe zemrën, mushkëritë, për t’i vendosur në përdorim të plotë.

Lumturia e tij e madhe, mbetet djali 4 vjeçar Dioni dhe familja e ndërtuar me Marsidën, nga fisi i njohur sportiv i Trumave. Për fat edhe Adrian Dedja, është pjesë e lagjes së famshme “Sefer Efeniu”, ku kanë lindur dhe jetuar ajka e sportistëve më cilësorë të Durrësit.

Adrian Dedja është në kapitullin e njerëzvë, që mund të thuash që nuk i hajnë këmbët dhe. Ai nuk ecën, por vrapon. Teksa bisedon, nuk ke rast të prekësh qoftë dhe një mendim të vetëm mbi atë çka krijuar. I quan si gjëra të ezauruara, që meritojnë vëmëndje për t’i mbajtur të vlefshme dhe në përdorim aktiv. Por e mundon e ardhmja. Çfar mund të bëj mbi atë të tanishmen? Çfar vlen tjetër?

-Kam në plan të ndërtoj një fushë futbolli me përmasa të plota. Ndjehet uri për mjedise sportive. Fëmijët, të rinjtë, duan të luajnë, të kaliten, të zbaviten, por edhe të shpërthejnë aftësitë. Këto ja mundësojnë ngritja e fushave të reja dhe asistenca e kualifikuar. Kjo më mundon. Ditë e natë mendoj për këtë, si të bëj më të mirën.

Kështu më shprehet ky koherent dhe ambicioz i së bukurës. Nuk mund të jem absolut për të thënë, që është i pari dhe më i miri në këto që ka bërë dhe kërkon të bëj. Por në një gjë jam fort i bindur dhe i palëkundur. Adrian Dedja, është nga më të mirët në atë që ka shprehur deri tani. Punëtor nga më të mëdhenjtë. Vizionar për të nuhatur të nesërmen, nga pozicion ku është vendosur sot. Kërkon dhe nuk qendron. Mendon dhe plogështinë nuk e njeh. Vret mëndjen, çfar është e nevojshme. Pastaj atë që vendos në plan, nuk e lëkund kërkush për ta zbatuar.

Adrian Dedja portret tërheqës dhe koherent, për të bërë atë që duhet dhe si duhet. Adrian Dedja i ngarkuar me punë, por i qetë dhe jo i nxituar për t’i përmbushur detyrimet, që i ka vendosur mbi shpatulla. Nuk tërhiqet, por do të vazhdoj. Dhe ne sigurisht do të vazhdojmë të hedhim rradhë mbi letër. Do të vazhdojmë për të thënë atë që vlen dhe që duhet:

Durrës: 27 janar 2023