Edhe pse kanë pak kohë që janë ndarë, Adrian Gaxha ndihet në siklet pyetjet i drejtohen për Luanën.
Në një emision të “Expres Rozë”, Gaxha shprehet se ndarja e tyre erdhi si e çdo çifti tjetër, ndërsa shton se çdo lidhje e ka një fillim dhe një fund. I pyetur rreth shkakut të vërtetë apo fajtorit të ndarjes këngëtari ngë Maqedonia thotë
“Nuk e di. Është pak temë e vjetër edhe vetë i kam harrur tani, si çdo lidhje e ka fillimin, mundet më pas edhe fundin. Lidhja ime e vjetër e ka marrë fund. Thjesht si çdo çift, si çdo njeri”,- ka thënë ai, duke shtuar: “Gjithçka mundet, krejt varet prej vetë njeriut. S’ka diçka që s’mundet. Kilometrat janë vetëm kilometra, asgjë nuk ndryshon. Dy veta mundet të jenë afër njëri-tjetrit dy centim largësi, por nëse nuk e kanë drejtimin e ngjashëm, ajo lidhje asnjëherë nuk funksionon”,- ka thënë Gaxha.