Këngëtari i njohur Adrian Gaxha, i cili prej kohësh është tërhequr nga jeta publike dhe skena muzikore, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë larg vëmendjes mediatike.

Artisti duket se po jeton një nga periudhat më të lumtura të jetës së tij personale.

Lidhja e tij me Sidorela Dautin kishte kohë që ishte përfolur se po shkonte drejt një hapi serioz e mesa duket ndodhi ne heshtje.

Shenjat e para u vunë re që verën e kaluar, kur u publikuan pamje nga pushimet e tyre romantike në jug të Shqipërisë. Ishte emisioni “Prive By Liberta Spahiu” që publikoi pamje ekskluzive paparaci, duke konfirmuar rikthimin e çiftit dhe forcimin e marrëdhënies së tyre.

Burime pranë çiftit bëjnë me dije se lumturia në familjen Gaxha është edhe më e madhe, pasi partnerja e këngëtarit është në pritje të ëmbël. Ky lajm e bën këtë etapë të jetës së tyre edhe më të veçantë, per ta dhe familjet respektive.

Pas viteve të shumta në qendër të vëmendjes dhe sukseseve në muzikë, Adrian Gaxha duket se ka zgjedhur të përqendrohet te jeta familjare, duke ruajtur privatësinë dhe momentet më të rëndësishme vetëm për njerëzit e tij të afërt.

Ne video do shihni dhe pamjet nga dasma.