Këto janë momentet kur Adrian Sukaj, mban Flakën Olimpike në Paris, duke e kthyer në shqiptarin e parë që ka fatin të bëjë rolin e pishtarit.
Adrian Suka, ish-futbollist nga Durrësi, ishte një nga të përzgjedhurit (mes mijëra aplikantëve) që përcolli flakën e ndezur në Olimp.
Suka është një ish-futbollist i Dinamos dhe i kombëtares së Shqipërisë në fund të viteve ’80 dhe më pas i ekipit të Laval-it dhe ish-trajner i Entente Sannois St-Gratien në Francë, i cili është përzgjedhur ndër mbajtësit e Flakës së Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024.
Sot drejtor për Sportin dhe Rininë në qytetin e Saint-Gratien dhe trajner i Val d’Oise, Adriani është gjithashtu i angazhuar prej shumë vitesh në mbështetje të fëmijëve me sëmundje të rënda.
Ish-futbollisti shqiptar mbajti Flakën Olimpike gjatë kalimit së saj në Val-d’Oise të premten më 19 korrik.
Kujtojmë se Lojërat Olimpike të Parisit zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht 2024.