1 dhjetor 2015 – Një nga modelet më të vjetra të “Victoria’s Secret” është bërë Engjëllushja e vetme që ka fituar figurën e saj prej dylli në muzeun “Madame Tussauds” në Nju Jork.

Të hënën muze i famshëm është bërë më i pasur, pasi në të tani gjendet statuja e kësaj bukurosheje në madhësi natyrale.

Dhe Adriana ishte e pranishme në zbulimin e kësaj statuje dhe ishte më se e kënaqur me dukjen e saj. Ajo disa herë e magjepsur ka prekur figurën e saj, duke mos hequr buzëqeshjen nga fytyra por nuk i ka rezistuar as prekjes së gjinjve të saj, por edhe këmbëve.

Figura nga dylli e Adriana-s është e veshur me veshje të brendshme intime, ndërsa prapa ka të vendosur krahë të mëdhenj engjëjsh me ngjyrë të kuqe, derisa Adriana e vërtetë kishte një veshje më serioze.

/portali DurresLajm/