Modelja e njohur braziliane Adriana Lima sfiloi dje për herë të fundit në pasarelë për Victoria Secret, mes emocionesh dhe lotësh. Organizatorët e sfilatës kanë surprizuar modelen kur i kanë treguar një video me momentet e çdo viti të sfilatave të saj.

Videoja është mbyllur me një faleminderit e më pas në skenë është shfaqur ylli i pasarelës e cila me lot në sy ka bërë sfilatën e fundit dhe të gjithë janë ngritur në këmbë duke duartrokitur.

37-vjeçarja ka shprehur falenderimet e saj edhe në Instagram ku shkruan: "E dashur Victoria, Faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet, dhe më e rëndësishmja jo vetëm duke më dhënë krahë, por duke më mësuar të fluturoj."