DURRËS, 8 nëntor 2014– Mbasditen e së premtes së 7 nëntorit policia e Albisola Superiores një qytezë afër Savonës arrestoi Adriatik Bucin, 30 vjec. Ai u arrestua, ndërsa korrieri i drogës arriti t’ia mbathte, ndonëse policia qëlloi tri herë në ajër për t’i ndaluar.
Adriatiku është arrestuar edhe më parë për drogë si në rastin e operacionit anti-drogë të quajtur “Tabula Rasa”, ku bashkë me të u arrestuan edhe 15 persona të tjerë shqiptarë, italianë dhe rumunë. Në shtëpi Adriatikut ju gjetën disa doza hashash, euro kesh një kartë telefonike SIM dhe disa dokumena, që gjykohen si burime të dobishme informacioni nga policia italiane.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





