Aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, të drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë prej disa ditësh po protestojnë para Kryeministrisë. Por gjatë mbrëmjes së sotme situata ka agravuar, pasi policia i ka kërkuar sërish që të largojnë çadrat të cilat kanë vendosur para godinës së Kryeministrisë për të qëndruar gjatë natës.

Qytetarët kanë kundërshtuar veprimet e policisë duke mos lejuar heqjen e çadrave dhe kjo ka sjellë një përplasje mes dy palëve.

Qyetarët dhe aktivistë të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” prej disa ditësh po protestojnë para kryeministrisë, duke kundërshtuar qëndrimin e Kryeministrit Edi Rama për të mos shkarkuar zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për abuzime me tenderët publikë.