Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka zhvilluar pasditen e djeshme nje takim me mbështetës dhe aktivistë të këtij subjekti politik në qytetin e Durrësit. Takimi u zhvillua në pallatin e sportit “Ramazan Njala” dhe në të morën pjesë qindra qytetarë.

Burime pranë kësaj nisme bënë të ditur se qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i pikave të programit që ka hartuar “Shqipëria Bëhet” në kuadër të zgjedhjeve të pritshme parlamentare vitin e ardhshëm. Sipas të njëjtave burime, zyrtarë të kësaj lëvizjeje e cilësuan takimin e Durrësit të frytshëm dhe me pjesëmarrje masive nga ana e qytetarëve.

Më herët, kryretari i saj Adriatik Lapaj vizitoi tregun e përditshëm agro-bujqësor ku është interesuar për problemet e tregtarëve.