Seanca për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i akuzuar për “fshehje të të ardhurave”, po mbahet aktualisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Ajo ka nisur në 10.30 dhe në sallën e gjyqit është vetëm avokati i Llallës, Sokol Hazizaj.

Vetë ish-kryeprokurori mësohet se nuk ka shkuar në seancë.

Nëse Gjykata e Posaçme pasi të dëgjojë avokatin e shpall sot vendimin dhe deklaron fajtor Adriatik Llallën, atëherë ky i fundit mund të arrestohet menjëherë. Por, Gjykata mund të rezervojë të drejtën ta japë vendimin dhe në ditët në vazhdim.

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Sot, nëse ai shpallet fajtor nuk përfiton zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar.

Gjithashhtu, ai është përjashtuar për 5 vite nga funksionet publike.