9korrik 2015 – Një 48-vjeçar u mbyt pasditen e sotme në ujërat e Adriatikut. Medi Selaj, banues në Tiranë, po pushonte në zonën e Gjirit të Lalëzit, kur papritur humbi mes detit. Familjarë të tij dhanë alarmin, por Selaj u gjet pa asnjë shenjë jete. Policia e njoftuar për ngjarjen e rëndë nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





