Një grup me turistë të huaj kanë dhuruar spektakël mesditën e sotme në plazh tek mali i Robit. Nën drejtimin e një djali të ri një grup prej dhjetëra personash kanë ndjekur lëvizjet e tij nën tingujt e muzikës ritmike.
Të shumtë kanë qenë pushuesit shqiptarë që janë mbledhur për të parë kërcimin e tyre, apo që i janë bashkuar grupit energjik.
Mesa duket turistët përveçse janë argëtuar, kanë djegur edhe disa kalori, duke patur parasysh lëvizjet e tyre të shumta.





