23gusht 2015 – Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur dje në Sussex të Mbretërisë së Bashkuar, kur një aeroplan u përplas me disa vetura. Deri më tani raportohet për 7 të vdekur dhe 14 të plagosur, por pritet që numri i tyre të jetë më i lartë.
Piloti Andy Hill, i cili ishte në bordin e aeroplanit “Hawker Hunter” tentoi të bëjë një manovër në lartësi të ulët, por humbi kontrollin, duke përfunduar në autostradë.
Mes viktimave janë dhe dy futbollistë e një shofer limuzine dasmash. Çuditërisht, piloti vetë, ndonëse me plagë të rënda, është gjallë në spital. Policia vendase ka nisur hetimet. Piloti 50-vjeçar kishte eksperiencë të gjatë me kompaninë ajrore “British Airways”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/