Një avion i vogël me dy motorë u rrëzua të premten në autostradën 405 në Orange County në Kaliforni.
Sipas “ABC News”, në bordin e Cessna 310 ka pasur dy persona, të cilët fatmirësisht kanë arritur të shpëtonin.
Aeroplani shpërtheu në flakë, pasi u përplas në autostradën pranë John Wayne Airport. Dy persona burrë e grua mbetën të plagosur, pasi gjatë kohës që aeroplani u rrëzua ata ishin duke udhëtuar në autostradë.
Disa sekonda përpara se aeroplani të rrëzohej, piloti ka bërë një telefonatë, duke u thënë kontrolluesve të trafikut ajror se kishte një defekt në motor dhe se duhet të bëntë ulje emergjente, por nuk ia ka dalë dot, pasi aeroplani u rrëzua.