Avioni i Qeverisë  së Maqedonisë së Veriut “DZR”, i cili përdorej për fluturime dhe udhëtime të nëpunësve civilë pësoi një defekt dhe zbarkoi në mënyrë emergjente në aeroportin e Shkupit, informon “Telma”.

Sipas mediave fqinje, ulja emergjente e avionit të markës “lirijet” ka ndodhur rreth orës 02:20 të mëngjesit.  Raportohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Në avion nuk ka pasur pasagjerë, por me të po përgatitej të udhëtonte vetëm personeli i ekuipazhit.

Avioni kishte probleme me bllokimin e rrotës së përparme. Pas zbarkimit, avioni nuk mund të lëvizte as në pistë.  Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.