Duke nisur nga 9 korriku, aeroporti i Kukësit do të nisë fluturimet.

Lajmi është konfirmuar nga kompania e fluturimeve zvicerane “Helvetic Airëays”, e cila ka nxjerrë në shitje biletat, nga aeroporti i Zyrihut, për në atë të Kukësit, i njohur ndryshe si “Zayed-Flatrat e Veriut”.

Bëhet me dije se fluturimet e para nga aeroporti i Kukësit në drejtim të atij të Zyrhiut, do të bëhen për herë të parë më datë 14 korrik.

Ndërkohë kujtojmë se aeroporti “Zayed” u inaugurua pak ditë para mbylljes zyrtare të fushatës së 25 prillit. Kryeministri Edi Rama u bashkua në avion së bashku me emigrantët që vinin nga Anglia.