Duke nisur nga data 4 maj, aeroporti i Vjenës do të ofrojë mundësinë e testimit për koronavirusin e ri.

Personat që hyjnë në Austri duhet të posedojnë një certifikatë shëndetësore që nuk janë të infektuar me COVID-19, ndryshe duhet të izolohen për 14 ditë.

REL raporton se testimin në aeroport, i cili kushton 190 euro, mund ta bëjnë edhe udhëtarët që largohen nga Vjena.

Austria ka regjistruar 15.526 raste me koronavirusin e ri, dhe 598 vdekje ndersa ka filluar të lehtësojë masat e izolimit duke lejuar hapjen e disa llojeve të biznesve.