Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka zhvilluar ditën e sotme një takim informues mbi zhvillimet në aviacionin civil. Gjatë fjalës së saj Balluku ka folur gjithashtu edhe për vënien në funksion të aeroportit të Kukësit, mbylljen e procedurave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe ndryshimin e kontratës së koncensionit  për aeroportin e Rinasit.

Ndërkaq, gjatë konferencës është njoftuar gjithashtu se punimet për aeroportin e Vlorës janë parashikuar për të nisur 20 prill të 2021, vetëm 5 ditë larg zgjedhjeve elektorale.

Eltar Deda, drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit, në Ministrinë e Transporteve deklaroi sot se “Deri më 18 mars do të shpallet kompania fituese. Në 20 prill fillojnë punimet për aeroportin e Vlorës”.

Një tjetër lajm i mirë tha më tej ministrja është se “Duke nisur nga data 28 mars, nisin fluturimet direkt, dy herë në javë, Tiranë-Dubai nga kompania Flydubai”.