Pista e aeroportit  të Vlorës ka marrë formë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i cili këtë të martë ka zgjedhur të shpërndajë disa pamje nga punimet që po bëhen aty.

Kryeministri thotë se po punohet me ritëm të lartë dhe synimi është që në vitin 2025 të ulet avioni i parë.

“Dhe me Aeroportin e Ri Ndërkombëtar të Vlorës, ku ka marrë formë e gjithë gjurma e pistës, e ku punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025, kur Shqipëria Turistike do të hyjë në fazën tjetër drejt marrjes së vendit kampion në Ballkan për turizmin brenda kësaj dekade, ju uroj një ditë të paqme”, shkruan Rama.