Shoqata evropiane e konsumatorëve thekson se një numër i madh i pajisjeve (teknikë e bardhë) për përdorim shtëpiak prishen pas dy ose tre vjetëve pa mundësi për riparim.

Afati i kohëzgjatjes së aparateve elektrike është programuar që të nxitet shitja e të rejave, thuhet në raportin më të ri të Shoqërisë evropiane të konsumatorëve.

Në të shtohet se disa pajisje si televizorë prishen pas dy deri në tre vjet pa mundësi për zëvendësim të pjesëve ose riparim që nuk duhet të habisë sepse afati i tyre i përdorimit paraprak është planifikuar.

-Një nga strategjitë e prodhuesve është defekti i programuar funksional, i cili shkakton ndërpreje të punës së pajisjes në tërësi për shkak të defektit në vetëm një pjesë të pajisjes, pohojnë përfaqësues të kësaj shoqate.

Disa lavatriçe janë progamuar për vetëm 2.000 deri në 2.500 larje, ndërsa televizorët punojnë deri në 20.000 orë.

Një studim i ngjashëm i shoqatës Miq të Tokës i kryer në vitin 2010 është me titullin afat i programuar i përdorimit, simbol i shoqërisë së prishur. Afati i ashtuquajtur teknologjik i kohëzgjatjes është imagjinuar që të nxitet konsumi, e me këtë edhe prodhimtaria", shtohet në raport.