Tiranë 09 shkurt 2014 – Ministrja e Shtetit për Administratën, Milena Harito, paralajmëroi tri ditë më parë ndryshimin e ligjit për nëpunësit civilë me qëllim që ai të hyjë në fuqi më 1 prill, siç kishte parashikuar edhe akti normativ. “Mendojme që është e domosdoshme të shtyhen efektet deri më 1 prill dhe këtë do ta bëjmë me ndryshime në ligj. Për këtë arsye e ftuam opozitën që të marrë pjesë dhe të jetë pjesë e kësaj gjëje”, deklaroi anëtarja e kabinetit qeveritar. Por afati në të cilin qeveria synon të shtyjë ligjin e nëpunësit civil është minimalisht i gabuar. Konkretisht, kalendari trejavor i punimeve të Kuvendit përfundon më 28 shkurt. Nëse qeveria do të miratojë ndryshimet e reja deri më 28 shkurt, ato futen në axhendë minimalisht më 1 mars. Këto amendamente nuk mund të futen me procedurë të përshpejtuar për shkak se ligji që ndryshohet është me 3/ 5. Nëse marrim rastin më të mirë dhe Parlamenti i miraton ndryshimet më 2 mars (gjë që s’mund të ndodhë, pasi kërkohet koha për t’u diskutuar edhe në komision), duhet llogaritur afati maksimal që ka Presidenti në dispozicion për ta dekretuar, që është 20 ditë. Nëse edhe kreu i shtetit nuk e kthen mbrapsht, por e dekreton ditën e 20-të (i bie data 22 mars), duhet llogaritur edhe afati 15 ditë, që është hyrja në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Me këtë përllogaritje, data 1 prill tejkalohet të paktën me 10 ditë.
Afatet e Haritos, të gabuara
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Durrës/ Festivali “Tingujt e Adriatikut” kurorëzon talentet më të mira në këngë (VIDEO)
Prokuroria e Tiranës shpall në kërkim kushëririn e Ergys Agasit, hoqi verën miliona euro nga kantina
U kap me armë zjarri në automjet, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë
Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK për Ballukun pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin





