Partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar edhe kandidatin e dytë për president të Kosovës, duke plotësuar kushtet për një garë presidenciale.

Ajo e propozoi deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Besian Mustafa, e postoi në Facebook njoftimin se Kollçaku është kandidatja e dytë.

Partia e kryeministrit Albin Kurti e kishte propozuar paraprakisht edhe Glauk Konjufcën.

Seanca për votimin për president pritet të mbahet nga çasti në çast.