Ambasadori britanik, Duncan Norman ka folur në lidhje me Reformën Zgejdhore në ditën e saj të fundit, ku pritet që edhe Këshilli Politik t’i dorëzojë Kuvendit marrëveshjen e dakordësuar mes palëve.
Gjatë një vizite në Fier Norman ka deklaruar se Reforma Zgjedhore është hap me rëndësi për hyrjen në BE dhe se ka qenë mbështetës i saj që në fillim.
“Një hap me rëndësi për hyrjen në BE. Kemi qenë mbështetës të mëdhenj të Reformës Zgjedhore. Shpresoj që parlamenti ta miratojë.”- tha Norman.
Sot Këshilli Politik vendos nëse do të depozitojnë në Kuvend marrëveshjen e cila më pas do të shqyrtohet dhe miratohet gjatë seancës plenare





