Lidhur me hetimet që po kryen për aferën e Eco Parkut në Durrës, SPAK ka marrë 10 ditë më parë dëshminë e ish- deputetit socialist Alqi Bllako.

Bllako është pyetur në cilësinë e drejtorit të AKUM. Sipas burimeve ai është marrë në pyetje për më shumë se 3 orë.

Në 2019 qeveria vendosi të mbyllë landfillin e Porto-Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun.

Në tetor 2019, AKUMshpalli tenderin dhe e anuloi më vonë.

Qeveria mori vendim që tenderi të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë.

Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanide ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’

Bllako ndërkohë ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Ai është është akuzuar për korrupsion e vepra të tjera penale lidhur me inceneratorin e Tiranës, Elbasanit e Fierit. /BW