Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat ditën e sotme, ka deklaruar se Edi Rama ka urdhëruar SPAK-un që të injorojë procedurat e hetimit për inceneratorët, pasi sipas tij, nëse ato do të ndiqeshin, do të zbulonin Ramën dhe ‘hajdutët e tjerë të kësaj organizate’.
Berisha shprehet se ‘Rama dhe Agaçi janë famëzitë të cilët përligjën pas firmosjeve të rrufeshme në 24 orë, 17 firma në 9 dokumente’, në dhjetor 2016.
“E garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet. Në groposjen e kësaj afere, ai ka urdhëruar organizatën kriminale të ‘Skap’, që të mos trajtojë procedurat, që po bën kolonën kryesore mbi të cilën po ngrihet afera e shekullit, inceneratorët. Ka urdhëruar ‘Skapistët’ e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura e çon direkt tek ai dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate.
Rama u informua dy herë se kjo procedurë është antiligjore, por kjo për Ramën nuk kishte rëndësi. Ishte babëzia e tij e tmerrshme sepse e dinte që mafia e plehut, është mafia që pasurohet më shpejt dhe më shumë.
Gjithçka është bërë në hetimin e organizatës kriminale ‘Skap’ që të arrestohen vetëm kurban që pranon Rama por jo ata që janë përgjegjësit më kryesorë. Ne nuk kemi kurrë ndërmend të heqim dorë”, tha Berisha.