Alketa Hila është emëruar Administratore e Albpetrol në Fier.
Hila u emërua Administratore e Albpetrol deri në zgjedhjen e një emri të ri nga bordi i kompanisë, shkruan “Panorama”.
Emërimi i saj vjen pasi Florian Muça u arrestua nga SPAK, pasi dyshohet si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.
Florjan Muça gjithashtu ka qenë administrator i përgjithshëm i bashkisë Fier dhe anëtar i komisionit të prokurimit të inceneratorit të të njëjtit qytet.
Për çështjen e inceneratorëve, u ngrit një Komision i Posaçëm Hetimor ku dëshmuan disa administratorë, punonjës të këtyre impianteve si dhe politikanë.