Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masë e sigurisë ”arrest me burg” për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Kokën.
Ish-ministri akuzohet për dosjen e inceneratorëve të depozituar në organin e akuzës nga PD dhe LSI. Në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, pronarë të kompanive të inceneratorëve.
Gjithashtu, me kërkesë të Prokurorisë janë sekuestruar dy kompanitë e inceneratorëve “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, të administruara nga personat e shpallur në kërkim, si dhe kompania “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu” sh.a., në pronësi të Lefter Kokës.