Kreu i SPAK, Arben Kraja ka deklaruar se hetimet për aferën e inceneratorëve do vazhdojnë deri në fund.
Kraja u shpreh se po punohet për dosjet, po mblidhen prova dhe ata që kanë përgjegjësi do të vendosen përpara ligjit.
Komentet ai i bëri në një intervistë për Zërin e Amerikës.
“Çështja e inceneratorëve është komplekse, pasi sepse janë të përfshira shumë institucione. Është një volum i madh pune. Ne kemi tre hetime penale për tre incneratorëve. Kemi ngritur përgjegjësi penale për disa persona, përfshire edhe zyrtarë, dhe hetimet do të vazhdojnë deri në fund. Kushdo që do ketë shkelur ligjin do të përgjigjen deri në fund. Ne nuk veprojmë mbi bazë të listave, por të provave. Kemi vendosur të rrimë larg opinioneve të politikës. E rëndësishme është të jemi objektiv në vendimmarrje”, u shpreh ai.
Kujtojmë se afera e Inceneratorëve ka çuar pas hekurave disa zyrtarë të shtetit shqiptar.