Sali Berisha e ka cilësuar ndërtimin e portit turistik të Durrësit një abuzim i madh dhe aferën më skandaloze në historinë e këtij vendi, sepse sipas tij gjobit Shqipërinë.

Kreu i PD tha se bëhet fjalë për miliarda fitime, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin nënvizoi faktin se nuk ka bërë asnjë dëgjesë publike për këtë projekt me vlerë 2 miliardë euro.

Sipas Berishës, takimet mund të jenë bërë vetëm shpellave të mafias, por jo publikisht.

“Janë që të gjitha një abuzim i madh, një vjedhje e madhe. Në një takim para kësaj unë kam shprehur se afera e Portit të Durrësit është një aferë që vetëm toka është mbi 3 miliardë euro, pa llogaritur sipërfaqen e ndërtimit mbi të. Edi Rama e ka ndërmarrë kryekëput për xhepat e tij, një aferë për të cilën nuk është pyetur asnjë qytetar i Durrësit, janë shkelur rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për tenderat. Një aferë që nuk do të mund të realizohet, një aferë që gjobit Shqipërinë me ndërtimin ndoshta 2 miliardë euro të një porti të ri se do zoti Rama me enturazhin e tij të ndërtojë Dubain e vet. Pra, ajo është afera më skandaloze në historinë e këtij vendi dhe ne po merremi, po e ndjekim çdo ditë, por aferë…mund t’ju rikujtoj këtu se ndoshta për Velierën famoze e filluar në 2016 dhe s’po përfundon, Edi Rama bëri një takim dhe paraqiti një projekt 3D, ju s’keni parë kurrë, përveç shpellave të mafias që duhet të imagjinoni takim publik për Portin e Durrësit. Nëse tek Veliera fitimi është disa milionë, te Porti i Durrësit fitimi është disa miliarda por ai nuk do të mund ta gëzojë”, u shpreh ndër të tjera Berisha.