Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferaj, ka denoncuar në Kuvend të gjitha ato që i quan afera të qeverisë Rama në Durrës.
Xhaferaj tha se afera më e madhe është Porti i Durrësit, më pas vijoi me denoncimin për Velierën për të vazhduar më tej me Unazën e qytetit.
“Kjo seancë mbahet për të evidentuar problemet nga zgjedhësit. Dhe logjika dhe ligji është që këtu duhget të ishin të gjhithë anëtarët e kabinetit qeveritar, për të dëgjuar dhe dhënë shpjegime. Sipas Kushtetutës, qeveria e Republikës së Shqipërisë, prodhohet nga Kuvendi. Ku është qeveria?!
Ne kemi këtë sjelle të qeverisë se të tillë e ka injektuar kryeministri Edi Rama. Ka deklaruar në televizionet kombëtare për një marrëdhënie të kufizuar me parlamentin. Kush është ky që del mbi kushtetutën dhe vendos si duhet të sillet parlamenti. Kjo sjellje tregon konceptin që ai ka për shtetin.
Thotë që shtëti janë unë, të gjitha pushtetet bëhen nga unë. Dhe kjo e ka bërë Shqipërinë copë. Ky është minim i pastër i demokracisë. Dhe le të shohim tani se çfarë ka prodhuar ky model për qytetin e Durrësit që ka dy vite që është deputet. Të nderuar kolegë, po heq kostumin e deputetit dhe po flas si qytetar i atij qyteti që kam dy dekada që I shërbej. Projekti I portit të Durrësit, unë e konsideroj si aferën më të madhe. Është një projekt që shkon në mënyrë skandaloze me ligjet. Ku jemi sot pas 10 vite të qeverisjes së Rilindjes dhe dy vjet me Ramën si deputet në Durrës? Çfarë ka bërë kryeministri për Durrësin? Në 2016 nisi një projekt pa u konsultuar fare dhe tha do të marrë 4 milionë euro.
Kanë kaluar 7 vite dhe projekti (Veliera) ka marrë 7 milionë euro dhe tani ka përfunduar në një kapele të ndryshkur. Ky është Durrësi real, jo 3D. Vite më parë u deklaruar projekti i unazës së qytetit, ku jemi sot. Në një qytet me trafik të rënduar. Zgjeruar trotuaret dhe ngushtuat rrugët vetëm e vetëm për afera korruptive. Ku është porti tursitik me vlerë 2 miliardë dollarë? Q ë nuk mbaron për dy vitë këtë e kuptojnë që të gjithë, por që të mos nisë për dy vite nuk ka asnjë lloj shpjegimi. Durrësin, sikurse Shqipërinë, keni 10 vite që e keni nxjerrë në shitje”, tha Xhaferaj.