18 nëntor 2014 –  Këngëtarja nga Mali i Zi, Afërdita Dreshaj e cila prej vitesh jeton në Detroit, Michigan së bashku me familjen e saj nuk heziton që herë pas herë të udhëtojë drejt Europës.

Këtë herë destinacioni i radhës për të është kryeqyteti shqiptar, Tirana. Dreshaj e ka shprehur gjithnjë dashurinë që ka për të bukurën Shqipëri, ndaj ndihet e lumtur sa herë që e viziton atë.