Së fundmi, këngëtarja Afërdita Dreshaj i është nënshtruar testit për Covid-19 duke qenë se kohët e fundit ka udhëtuar shumë.

Këtë e ka treguar ajo vetë në llogarinë e saj në Instagram, duke ndarë edhe një foto të rezultatit të testit.

Fatmirësisht, Afërdita ka rezultuar negative, ndërsa krahas postimit shkruan:

Ngaqë udhëtuam shumë, donim të ishim të sigurt që nuk kishim Covid”.

Kujtojmë që këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin Jakup Kindl.