15nëntor 2015 – Pas sulmeve të përgjakshme terroriste të ndodhura të premten, 13 nëntor në Paris, ka nisur edhe solidariteti në rrjetet sociale edhe në radhën e personazheve të njohura shqiptare. Mesazhi sensibilizues që ka bërë më shumë përshtypje në Instagram, ka qenë ai i modeles Afërdita Dreshaj, e cila ndryshe nga VIP-at e tjerë ka zgjedhur një foto të shkrepur në Paris përpara Kullës Eiffel, veshur me një fustan të kuq dhe që nxjerr në pah fundshpinën e saj.

Kjo pozë sensuale duket se nuk ka qenë një gjetje apo zgjedhje e duhur për modelen shqiptare e cila edhe në komentet nën foto është kritikuar për mënyrën se si ajo ka vendosur të postojë lutje për masakarën ku humbën jetën 158 persona, shkruan balkanweb. “Bravo Afërdita fiks foton e përshtatshme ke gjet edhe në të tilla rastë shqiptarët duan të tregojnë fundshpinën!’, komenton njëra prej ndjekseve të saj.

Madje edhe opinionisti dhe tekstshkruesi, Olti Curri në fan page-n e tij në ‘Facebook’ të shtunën në mëngjes e ka ripublikuar këtë foto të Afërditës dhe ka kritikuar pozën e zgjedhur prej saj duke ironizuar me fjalët: ‘Po kjo lutet për Parisin apo po përshëndet çunat e ISIS me: ‘Oooh sa kam b***n e mirë!!!’.

/portali DurresLajm/