Aferdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj, Jakub do të bëhen prindër së shpejti. Djali i tyre pritet të vijë në jetë në muajin mars dhe tani barku i Aferditës duket qartë, edhe pse modelja është në super në formë si gjithmonë.

Por si ka qenë kjo periudhë për çiftin? Aferdita ka treguar gjithçka për pritjen e ëmbël në një intervistë për revistën Who. Ajo kujtoi momentin kur mësoi shtatzëninë, e cila ishte e paplanifikuar, por emocionuese për ta.

“Ahhhhh! Momenti i testit. E mbaj mend si tani: Po bëhesha gati për palestër, Jakub ishte në krevat duke parë televizor. Bëra testin dhe bërtita me të madhe: “Oh my god, i’m pregnant”. Jakub erdhi me vrap, bëmë edhe dy teste të tjera për të qenë të sigurt dhe akoma nuk arrinim ta besonim, deri sa shkuam te doktori për ta konfirmuar. Mora vesh që jam shtatzënë ekzaktësisht një javë para ditëlindjes sime. A mund të kisha marrë dhuratë më të bukur se kaq?” tha ajo, ndërsa shtoi se pas Jakub, lajmin e ndau me të motrën, Jehonën përmes Facetime.

Ekon e parë, modelja e ka përshkruar si momentin më të veçantë, pasi ka marrë shenjën e parë të ekzistencës së bebit.