Modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë më 16 mars të këtij viti. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e quajti Sky Blue, që në shqip do të thotë qiell i kaltër.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, Afërdita ka treguar se emrin e vogëlushit e ka zgjedhur ajo dhe se i ka ardhur një ditë rastësisht në mendje.

“Ishte ideja ime… po qëndroja shtrirë një ditë dhe po relaksohesha dhe po ndjeja që po shkelmonte dhe thashë ai do të jetë Qielli ynë! Bashkëshortit tim i pëlqeu shumë ideja”, ka thënë modelja.