Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë drejt aeroportit të Kabulit, pavarësisht se dje Presidenti Joe Biden dhe Pentagoni theksuan se aeroporti ishte i sigurtë.
“Për shkak të kërcënimeve të shumta të sigurisë jashtë portave në Aeroportin e Kabulit. Ne këshillojmë qytetarët amerikanë që shmangin udhëtimet në aeroport përkohësisht. Gjendja do të qëndrojë e pandryshuar deri në një urdhër të dytë”, tha Ambasada,
Kjo deklaratë vjen 24 orë pasi Presidenti Joe Biden tha se nuk ka asnjë të dhënë se talebanët po ndalonin kalimin e lirë të amerikanëve dhe aleatëve të tyre nëpërmjet aeroportit të Kabulit.





