Një sulm me bombë që kishte në shënjestër ministrin e Mbrojtjes të Afganistanit vrau tetë persona dhe plagosi 20 të tjerë, thanë autoritetet të mërkurën.
Ndërkohë bëhet me dije se ministri nuk u lëndua në sulmin e organizuar talebanët.
Sulmi u regjistrua të martën vonë në një lagje luksoze të Kabulit, dhe u pasua nga një përplasje me armë që la të vdekur 4 militantë.
Numri i viktimave mund të rritet, tha të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Mirwais Stanekzai.
Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë të mërkurën mori përgjegjësinë për sulmin.
Mujahid tha se sulmi ishte hakmarrje për sulmet e fundit nga forcat kombëtare afgane në provinca të ndryshme që sipas tij shkaktuan viktima civile.
Stanekzai tha se shënjestra e sulmit ishte banesa e ministrit të Mbrojtjes Bismillah Khan Mohammadi, por ai nuk u lëndua.
Qindra banorë në zonë u evakuuan ndërsa autoritetet po ushtronin kontrolle shtëpi më shtëpi, thanë zyrtarët.





