Sheshi “Skënderbej” ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, duke u vlerësuar për dekorimet dhe atmosferën e ngrohtë për të mirëpritur festat e fundvitit.
Agjencia franceze e lajmeve AFP, ka publikuar foton e realizuar nga fotoreporteri Gent Shkullaku, ku shfaqet plot drita sheshi “Skënderbej”. Bashkia e Tiranës ka ngritur “Fshatin e Festave”, një hapësirë festive ku qytetarët mund të kalojnë kohën dhe të argëtohen.
“Pamje ajrore e sheshit kryesor të Tiranës ndezur me dekorimet e Krishtlindjes”, shkruan AFP.





