Blerim Krasniqi, Pepi Gjorgiev, Taulant Seferi, Ildi Gruda dhe Dejvid Kapllani. Plot pesë alternativa për Edi Martinin në prag të ndeshjes me Sherifin, por vetëm njëri prej qendërsulmuesve pritet të luajë titullar.

Gjatë miqësoreve të zhvilluara deri më tani në Ohër, Martini i ka bërë llogaritë me Krasniqin në majën e sulmit në tri ndeshje, ndërsa në të katërtën (dje) hodhi në fushë Seferin. Afrimet e fundit duket se mund t’i ndryshojnë planet trajnerit për formacionin ndaj Sherifit.

Jo më kot u huazua Seferi dhe gjasat janë që lojtari nga Kumanova ta nisë nga minuta e parë më 7 korrik ndaj moldavëve. Shpejtësia e tij i jep siguri Martinit, për më tepër që nga krahët veprojnë Bregu dhe Lorenci Vila, duke shtuar cilësinë.