Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule po zhvillon ditën e sotme një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, në selinë e PD-në.
Takimi vjen pak pas ‘divorcit’ të PDIU-së me Partinë Socialiste, teksa Idrizi doli nga koalicioni qeverisës.
Ndërkohë, nga Durrësi Basha ftoi publikisht Idrizin që të jetë pjesë e angazhimeve të PD për të rrëzuar Ramën nga pushteti, në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrojnë.
Nuk dihet se çfarë do të pasojë nga takimi mes dy aleatëve.





