Të paktën 93 fëmijë në shtetin e Nju Jorkut janë diagnostikuar me një sëmundje të rrallë dhe të panjohur teksa mendohet të jetë e lidhur me Covid-19, tha guvernatori Andrew Cuomo.

Duke e quajtur situatën “me të vërtetë shqetësuese“, të martën Cuomo tha se zyrtarët e shtetit të shëndetësisë po hetojnë një mori pacientësh  të rinj që kanë “sindromën inflamatore multisystem pediatrike”, e cila tashmë ka vrarë tre fëmijë në New York.

“New York State tani po heton rreth 100 raste të një sëmundje inflamatore tek fëmijët që mund të ketë lidhje me Covid-19,” tha guvernatori, duke shtuar se sëmundja prek ato midis foshnjërisë dhe 21 vjeç dhe duke kërkuar nga prindërit të kenë kujdes për një seri simptomash, duke përfshirë të vjellat, ndryshimet në ngjyrën e lëkurës dhe ethet e zgjatura.

Në një spital të Long Island, dy deri në tre fëmijë shfaqen çdo ditë me sindromën potenciale vdekjeprurëse inflamatore, shumë prej tyre kërkojnë trajtim të menjëhershëm intensiv, tha Dr. James Schneider – shefi i mjekësisë pediatrike.

Ndërsa dihet pak për sëmundjen – e cila ka treguar karakteristika të ngjashme me sëmundjen Kawasaki, një tjetër sëmundje inflamatore – studiuesit besojnë se mund të lidhet me përgjigjen imune të trupit ndaj Covid-19, pasi shumë pacientë testuan pozitivë për virusin në një moment.

“Ky fenomen filloi javë pas infektimit,” tha Schneider.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio lëshoi gjithashtu një paralajmërim të ashpër për sëmundjen e re të martën, duke njoftuar se qyteti kishte parë një rritje të raste, duke numëruar 52 pacientë në total me dhjetë të tjerë në pritje të diagnozës. “Ky është një shqetësim i madh. Merreni seriozisht, “tha ai, duke i nxitur prindërit të kontaktojnë me doktorët nëse fëmijët e tyre shfaqin simptoma.