Forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle të befasishme në qytetin e Shkodrës dhe disa fshatra përreth. Dhjetëra efektivë bastisën shtëpitë e personave me precedent penal dhe të skeduar nga policia. Kontrolli vjen pas ngjarjeve të rënda kriminale në këtë qytet, sidomos pas atentatit te Dobraçit me 4 viktima, ku ende për këtë ngjarje nuk ka asnjë te arrestuar.

Avokati Kujtim Ibraj është shprehur se në vendin tonë qarkullojnë rreth reth 500 makina të blinduara dhe këto automjete merren nga persona me precedentë penal, biznesmenë apo edhe persona që kanë hakmarrje.

Çështja e makinave të blinduara është një problem, një çështje shqetësuese me vite. Mbi 400-500 makina të blinduara qarkullojnë në vendin tonë. Nuk është e lehtë të marrësh leje për një makinë të blinduar. Si duket, Drejtoria e Policisë ua ka lejuar.

Është një leje e posaçme. Nuk është si mjetet tona të zakonshme. Ne kemi 300-400 makina të blinduara që qarkullojnë nga biznesmenë, persona me precedentë të mëparshëm penal apo edhe persona që i marrin për shkak se kanë hakmarrje. Në Dobraç, 5 makina të blinduara janë marrë nga policia, kemi pasur raste që makinat e blinduara përdoren për qëllime të ndryshme“.

.