Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke ditën e sotme, pasi është kapur duke transportuar drogë.
Shqiptari i arrestuar në zonën e Artës, rezulton person i shpallur në kërkim në Janinë dhe Trikalla.
Nga kontrolli i ushtruar në mjet, policia ka gjetur 56 pako me drogë, me peshe totale 62 kg 800 gramë.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, 39-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.





