18 maj 2015 – Mbështetësit e Partisë Demokratike do e kenë të lehtë të gjejnë emrin e saj, pasi në fletën e votimit do të mbajë numrin rendor 15. Ata të majtë, pikërisht të Partisë Socialiste duhet të zbresin 7 më poshtë, pikërisht në numrin 23, ku shënohet sigla e PS-së. Ndërsa mbështetësit e partisë së tretë më të madhe në vend, LSI-së, duhet të ecin deri në vendin e 47. Kjo është renditja e miratuar sot në mbrëmje në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Mënyra e zgjedhjes së renditjes u bë me short, nëpërmjet numrave të përzgjedhur rastësisht.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”