Agim Bajrami e ka kaluar të gjithë jetën e tij me poezinë, duke e ledhatuar fjalën, duke e pozicionuar atë në vargjet e tij klasike, në strofat kaq bukur dhe natyrshëm të rimuara, dhe në fund, si një shpërfaqje sublime, duke e interpretuar.
“DurrësLajm” interviston sot Bajramin, për të zhvilluar një bisedë “me pamje nga deti” ashtu siç i shkon përshtat poezisë.
Me vite eksperiencë në këtë dispilinë, Barjami rrëfen në ç’pikë gjendet poezia e tij sot dhe sa është forcuar ky raport, ndonëse të jetosh me poezinë nuk është e lehtë.
“Në asnjë kohë, asnjë krijues nuk ka jetuar me të ardhurat prej shkrimtari. Letërsia është pasion mbi të gjitha. Shumë pak figura kanë mundur të jetojnë me librat e tyre. Dhe kjo i përket një kohe të shkuar. Tani është një kohë kur krijimi është një art individual dhe nuk mund të presi të jetoj nga letërsia që bënë, sado cilësore qoftë ajo”.
Bajrami është pjesë e Antologjisë së Letërsisë për Fëmijë, ka treguar se di të shkruajë fabula dhe poema humoristike, po mbi të gjitha ai është një poet “prej vërteti”…
H.H.