Agim Bulku ish-futbollisti i njohur i Lokomotivës është nderuar mbrëmjen e djeshme me titullin “Mirënjohja e Qytetit të Durrësit”. E veçanta e ceremosisë së zhvilluar mes miqsh e të afërmsh ishte fakti që mbesa e tij Nikol në të njëjtën ditë festoi 12-vjetorin e lindjes.
Puna e padiskutueshme e Agim Bulkut është vlerësuar edhe nga miqtë e tij, të cilët janë shprehur se Bulku e meritonte këtë titull për kontributin e çmuar që ka dhënë në futboll dhe në pregatitjen e brezave të futbollistëve të rinj.
Ndiqni në videon e mëposhtme bllokun e intervistave për Agim Bulkun.