Këshilltari bashkiak Agim Karaj është bërë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik Durrës.

Njoftimi është dhënë nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, që funksionon pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Vlen të theksohet fakti se Karaj ka qenë 4 vite më parë, në zgjedhjet e 2017-ës, pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PS-së.

Vlen të theksohet fakti se një pjesë e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Durrës janë emëruar kohët e fundit në një sërë drejtorish në varësi të bashkisë apo drejtori rajonale.

Prej kohësh, socialistët durrsakë ishin të indinjuar me emërimet e bëra në shumë poste drejtuese, ku katapultoheshin rilindas nga Tirana. Me afrimin e datës së zgjedhjeve dhe emërimin e Adrian Çelës si drejtues politik i qarkut nisi largimi i drejtuesve nga kryeqyteti dhe emërimi në vend të tyre i burimeve njerëzore nga dega lokale e PS-së.