Në vetëm një vit ekzistencë, Century 21 EON, që operon në Durrës ka arritur rezultate impresionuese. E hapur më 21 janar 2019, EON sot ka ditëlindjen, mbush një vjeç.
“Pavarësisht kohës së shkurtër që operon në tregun imobiliar dhe moshës së re të stafit (mosha mesatare 25 vjeç), ne kemi ditur të bëjmë diferencën”,- thotë Arian Gjuzi, brokeri i agjencisë imobiliare EON.
Në këtë ditëlindje të parë, i gjithë stafi është i entuziasmuar dhe jo më kot. Rezultatet e arritura flasin vetë. Në fund të vitit 2019, u shpallën dega e tretë në shkallë vendi të rrjetit Century 21, përsa i përket shitjeve të realizuara, ndërsa u renditën të parët në klasifikimin “Junior”. 66 shitje pronash të paluajtshme në Durrës dhe 99 kontrata qiraje të mbyllura në harkun e më pak se 365 ditëve.
Kur sheh këto suksese kaq të prekshme në një kohë kaq të shkurtër, natyrshëm lind pyetja: Cili është çelësi i suksesit?
“E para është korrektësia në marrëdhëniet me klientët, e dyta është puna e gjithësecilit prej nesh. Puna në grup na ka bërë të mundur të krijojmë përveç besimit të klientit edhe një marrëdhënie mjaft të ngushtë bashkëpunimi mes stafit. Mbyllja e kontratës për shitjen apo dhënien me qira të një pasurie të paluajtshme nuk është sukses vetëm i agjentit që realizon transaksionin, por i gjithë ekipit”,- thotë Gjuzi.
Megjithëse tregu imobiliar ka ulje-ngritjet e veta, kreu i degës së Century 21 EON thekson se me një marketing të mirë, këmbëngulje dhe profesionalizëm, ekipi i tij ka mundur të mbyllë kontrata jo vetëm gjatë stinës së verës, që shihet si periudha e artë për tregun imobiliar, por gjatë të gjithë muajve të vitit.
“Kemi qenë konstant në punën tonë dhe kjo na ka mundësuar që në fund të vitit që sapo lamë pas, ne mundëm të arrinim atë rezultat surprizues, pasi operojmë prej shumë pak kohësh në treg”,- tregon Arian Gjuzi, duke mos e fshehur edhe krenarinë që ndjen për punën e 10 agjentëve imobiliarë që ka në varësi.
Madje, edhe tani në janar, megjithëse tregu imobiliar në Durrës ka marrë një goditje të fortë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ekipi i EON ka mbyllur 3 kontrata shit-blerje apartamentesh dhe 9 kontrata qiraje. Dhe të mendosh që muaji nuk është mbyllur akoma!
“Ne duam të jemi si një rreze shprese për njerëzit që duan të blejnë banesë. Pas tronditjes së ditëve dhe javëve të para pas tërmetit, njerëzit kanë nisur t’i rikthejnë sërish sytë nga tregu imobiliar. Shtëpia është vendi më i sigurtë për njerëzit dhe ne pikërisht përpiqemi të bëjmë çdo ditë me klientët tanë. T’u ofrojmë atyre siguri për blerjen apo shitjen që do të realizojnë. Në fund të fundit, shtëpia nuk blihet apo shitet çdo ditë. Mbyllja e një kontrate duhet t’i lërë të gjithë të kënaqur. Kjo na motivon për të dhënë më të mirën tonë në këtë punë që kemi marrë përsipër të realizojmë”,- deklaron Arian Gjuzi.
Një vit i ri pune starton për stafin e kësaj agjencie imobiliare me seli në lagjen nr.8, rruga “Aleksandër Goga”, pranë Drejtorisë së Policisë Durrës. Garën e parë ata e kanë me veten, për të ruajtur e pse jo edhe tejkaluar rezultatet e arritura në 2019. Garën e dytë e kanë me degët simotra në Durrës dhe rrethe të tjera të vendit.
“Fillimi i mbarë është gjysma e punës” thotë një shprehje popullore. Duke parë arritjet e deritanishme të EON, punë edhe më të mira priten në të ardhmen.





