Mësohet se këtë të hënë janë zhvilluar disa kontrolle me urdher të SPAK në një apartament në zonën e Kodrës së Diellit.
Gjate orëve të pasdites agjentët e BKH kanë ushtruar kontrolle me vendim gjykatë në këtë banesë e cila është përdorur me parë me qira kryesisht nga shtetas të huaj, por dhe një aktor i njohur shqiptar.
Ende nuk dihet se në kuader të cilës dosje janë kryer kontrollet e SPAK si mjet për gjetjen e provave.